Kosovë

Kosovë

MPMS me mbështetje të Bankës Botërore

Publikuar më 17 Prill 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, priti sot në takim përfaqësues të Bankës Botërore, të kryesuar nga Stefanie Brodmann, të cilët i njoftoi për një varg çështjes dhe reformash të ndërmarra nga MPMS në fusha të ndryshme, njofton kumtesa, transmeton Koha.net.

Temë diskutimi ishte Ligji i Ri i Punës dhe reformat që po bëhen nga MPMS sa i përket marrëdhënies së punës.

U fol edhe rreth reformës së nevojshme pensionale ku ministri theksoi se në programin legjislativ të qeverisë për këtë vit, MPMS ka paraparë hartimin e koncept dokumentit për ligjin e pensioneve.