Kosovë

Kosovë

Ministri i Jashtëm i Malit të Zi: Demarkacioni është temë e mbyllur për ne

Publikuar më 13 Shtator 2017

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Ministri i Jashtëm i Malit të Zi Srgjan Darmanovic ka thënë se për vendin e tij tema e demarkacionit me Kosovën është çështje e mbyllur, ka raportuar të mërkurën gazeta Express.

"Ne kemi raporte shumë të mira me Kosovën dhe s'kemi dyshim se kështu do të vazhdojë. Për Malin e Zi, kjo çështje (demarkacioni i kufirit) është mbyllur dhe nuk do t'i kthehemi më. Besojmë në kapacitetin demokratik të institucioneve të Kosovës dhe me durim po presim zgjidhjen përfundimtare të demarkacionit me Kosovën" ka thënë Darmanovic.

Gjatë një debati me titullin "ora e qytetarëve", Darmanovic ka thënë se sa i përket demarkacionit, Mali i Zi, nuk mund të ndikojë në asnjë vendim të Qeverisë së Kosovës.

Ai ka theksuar se Mali i Zi ka disa çështje të hapura me Kroacinë - çështjen e Prevllakës, por një marrëveshje e përkohshme është duke funksionuar shumë mirë.