Kosovë

Kosovë

Ministri përsërit premtimin për furnizim të rregullt me barna esenciale

Publikuar më 13 Qershor 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismajli, ka thënë sot se furnizimi me barna esenciale është në përfundim e sipër, ndërkohë që janë duke investuar edhe në aparaturë.

Ai këto komente i bëri me rastin e hapjes së sallës së dytë në kardiokirurgji, dhe kujdesit të dytë intensiv në këtë klinik.

Ismajli tha se janë nënshkruar qindra artikuj të barnave, të cilët janë duke ardhur.

"Në fund të majit dhe në fillim të qershorit kemi nënshkruar qindra artikuj, por që tani janë në ardhje e sipër, pra e kanë një afat të referimit dhe janë në ardhje e sipër. Çdo javë të qershorit kemi furnizime shumë më të mëdha se që kemi pasur ndoshta gjatë katër muajve të kaluar . Pra, kemi kaluar nëpër një cikël të vështirë dhe jemi në përfundim të saj", tha ai.

Ministri Ismajli ka folur edhe për çmimet e larta të barnave për të cilat tha se është dashur t'i thuhet stop blerjes së barnave në kurriz të pacientëve.

"Unë nuk kam mundur të qëndroj si ministër i Shëndetësisë në qoftë se dalin pacientët tërë kohën dhe thonë që ne po e blejmë 10 euro në barnatore e po duhet ministria me e ble me 25 euro. Pra, është dashur t'i thuhet stop dhe ai stop e ka krijuar një situatë të tillë, por që unë besoj që has në durim të gjithë njerëzve për arsye se po dihet që kam qenë shumë transparent. Dihet pse po bëhet që njëherë e përgjithmonë ta përfundojmë këtë çështjen e blerjes së barnave dhe ta japim një sinjal të mirë. Nuk mund me na i shit dikush barnat në kurriz të pacientëve", tha ai.

I pyetur për mungesën e rezonancës magnetike në Klinikën e Radiologjisë, ministri Ismajli u shpreh se kanë ndarë 1 milion euro për blerjen e kësaj aparature.

Ai po ashtu u shpreh se angiografi pritet të vijë në QKUK brenda dy muajve të ardhshëm.

 

Lajmet e fundit