Kosovë

Kosovë

Moti gjatë vikendit

Publikuar më 12 Gusht 2017

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Sipas parashikimit të meteorologëve mbi vendin tonë në pjesën e parë të ditës do të mbajë mot i kthjellët, kurse në orët pasdites do të ketë vranësira e rrebeshe lokale shiu, të përcjella me bubullimë.

Pra, sot do të mbajë mot me vranësira të pjesshme, të cilat më kalimin e kohës do të marrin karakter zhvillimi e të sjellin edhe reshje lokale shiu.

Temperaturat do të sillen në mes 14 e 33 gradë Celsius.

Edhe nesër, e diele, pritet të kemi një ditë me vranësira, të cilat kohë pas kohe mund të sjellin rrebeshe lokale shiu.

Temperaturat do të shënojnë rënie të ndjeshme, ato do të sillen në mes 12 e 24 gradë celsius.

Gjykuar sipas ecurive aktuale sinoptike, gjatë javë së ardhshme do të kemi mot me vranësira të pjesshme, kurse temperaturat do të shënojnë ngritje graduale, por nuk pritet të kalojnë mbi mesataren për këtë periodë të vitit, ato do të sillën në mes 14 e 33 gradë Celsius.