Kosovë

Kosovë

Mustafa: Vullneti i LDK-së është që të arrihet marrëveshja me VV-në

Publikuar më 14 Dhjetor 2019

Artikuj të ngjashëm

Zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa ka thënë se sot në mbledhjen e kryesisë është diskutuar për marrëveshjen me Lëvizjen Vetëvendosje.

"Jemi ende duke diskutuar për të arritur një marrëveshje që të kemi propozime të përbashkëta për bashkëqeverisje", ka thënë ai.

Mustafa ka thënë se mbetet të shihet nëse do të ketë marrëveshje, por se vullneti i LDK-së është që të arrihet një e tillë.

Ai tutje ka thënë se sot është diskutuar vetëm për negociatat me VV-në dhe jo edhe për takimin e Osmanit me Kurtin në Kuvend.

"Ne jemi duke ndërtuar mirëbesim dhe mirëkuptim me Lëvizjen Vetëvendosje. Besoj që sot do të mbahet takimi i radhës mes dy liderëve. Kemi vullnet që të arrijmë marrëveshje dhe pjesë e marrëveshjes është që të gjitha palët të bëjnë kompromise", ka thënë ai.

Edhe LDK-ja mbledh Kryesinë, takimi Kurti - Mustafa sot në orën 16:00

Pas takimit të Kryesisë së Vetëvendosjes, ashtu siç ishte paralajmëruar mbrëmë, edhe Lidhja Demokratike e Kosovës ka nisur takimin e Kryesisë.

Krerët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe ata të Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë pasur një takim rreth tri orësh mbrëmë, ku siç bëhet e ditur palët janë fare pranë arritjes së marrëveshjes qeverisëse.

Glauk Konjufca e Avdullah Hoti kanë paralajmëruar se një tjetër takim mes krerëve Albin Kurti e Isa Mustafa do të mbahet sot. Takimi pritet të ndodhë në orën 16:00.