Kosovë

Kosovë

Mustafa në takim lamtumirës me ambasadorin italian

Publikuar më 11 Dhjetor 2019

Artikuj të ngjashëm

Sot gjatë ditës kryetari i LDK-së Isa Mustafa priti në takim lamtumirës ambasadorin e Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi.

Gjatë takimit, siç njofton kumtesa, Mustafa e falënderoi ambasadorin Sardi për bashkëpunimin e mirë dhe të suksesshëm me institucionet e vendit gjatë mandatit të tij në Kosovë dhe i uroi suksese në të gjitha angazhimet e ardhshme.

"Njëherësh, Mustafa e njoftoi Sardin edhe për zhvillimet e negociatave LDK-LVV drejt bashkëqeverisjes. Sardi e falënderoi kreun e LDK-së për pritjen dhe bashkëpunimin", përfundon njoftimi.