Kosovë

Kosovë

Një pacient me koronavirus në Kosovë drejt shërimit

Publikuar më 25 Mars 2020

Artikuj të ngjashëm

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se një person i konfirmuar më parë pozitiv me koronavirus, tashmë ka dalë negativ.

Por thotë se për t'u konfirmuar nëse është shëruar plotësisht pacienti i parë në Kosovë, duhet të bëhet edhe një test tjetër.

"Në ndërkohë kemi rezultatin e parë NEGATIV të njërit nga pcientët me CODID 19 pozitiv. Nevojitet edhe testi kontrollues dhe me shpresë që do të kemi pacientin e parë të shëruar me COVID 19 në Kosovë", ka thënë Vitia në një postim në Facebook.

Ai ka shtuar se puna përgjatë 24 orëve në MSH, IKSHP dhe Klinikën Infektive po vazhdon, ndërsa ka kërkuar që t'i ndihmohet personelit shëndetësor duke qëndruar në shtëpi si dhe duke mbajtur distancë me njëri-tjetrin për 2 metra.