Kosovë

Kosovë

O'Connell kërkon zbardhjen në tërësi të rastit të Ivanoviqit

Publikuar më 16 Prill 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruairí O'Connell, tre muaj pas vrasjes së Oliver Ivanoviqit, politikanit serb në veri të Mitrovicës,  ka bërë thirrje që kjo vrasje të zbardhet në tërësi.

Ai përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social "Facebook", ka thënë se është jashtëzakonisht e rëndësishme që jo vetëm kjo vrasje, por të gjitha vrasjet e tjera të hetohen tërësisht dhe përgjegjësit të vihen para drejtësisë.

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme në tre mujorin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit, si në Prishtinë ashtu edhe në Mitrovicë janë vendosur grafite në mure.

Postimi i plotë i ambasadorit Ruairí O'Connell:

Dje u bënë tre muaj që nga vrasja e Oliver Ivanovic.
Vazhdon të mbetet jashtëzakonisht e rëndësishme që kjo dhe vrasjet e tjera të hetohen tërësisht, dhe përgjegjësit të vihen para drejtësisë