Kosovë

Kosovë

Osmani: Konsultime e takime të vazhdueshme këto ditë në Berlin

Publikuar më 11 Dhjetor 2019

Artikuj të ngjashëm

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar në Berlin, deputetë të Bundestag-ut, përfaqësues të CDU dhe përfaqësues të kancelarisë e MPJ-së gjermane dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Osmani ka thënë se ka pasur diskutime të frytshme me deputetët Peter Beyer, Christian Schmidt, Volkmar Klein e Karl Lammers dhe me zyrtarët e zyrës së kancelares, Matthias Luttenberg e Alexander Jung, me sekretarin për Marrëdhënie me Jashtë të CDU-së, Bertil Wegner dhe këshilltarin për Marrëdhënie me jashtë të CDU/CSU, Hans Joachim Falenski, transmeton Telegrafi.

"Konsultime e takime të vazhdueshme këto ditë në Berlin, me deputetë të Bundestag-ut, përfaqësues të CDU, me përfaqësues të Kancelarisë e MPJ-së gjermane dhe përfaqësues të shoqërisë civile", ka shkruar ajo në Facebook.