Kosovë

Kosovë

PSD-ja deklarohet për 300 profilet e rrejshme: Dikush i ka hapur që ta dëmtojë imazhin e partisë

Publikuar më 06 Dhjetor 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Partia Socialdemokrate mohon që zyrtarët e saj kanë hapur profile të rrejshme në Facebook, siç thuhej në një hulumtim të Gazetës Blic. Natyra Kuqi nga kjo parti ka thënë për Gazetën Express se ato profile mund të jenë hapur prej atyre që duan ta dëmtojnë imazhin e PSD-së.

Gjatë javës është publikuar një hulumtim, sipas të cilit, partia e Shpend Ahmetit ka hapur qindra profile të rrejshme për t'i përdorur për pëlqime, shpërndarje e propagandë.

Mirëpo, diçka të tillë mohon zëdhënësja e PSD-së, Natyra Kuqi, në një përgjigje me shkrim.

"Partia Socialdemokrate nuk ka hapur profile të rreme. Ato ka mundur t'i hapë kushdo në emër të kujtdo", thotë Kuqi.

Ajo shton se hapja e këtyre profileve po përdoret për të dëmtuar imazhin e Partisë Socialdemokrate.

"Pavarësisht se nuk duam të prejudikojmë se kush fshihet pas këtyre veprimeve, shihet qartë se ato po përdoren për ta dëmtuar imazhin e PSD-së".

Kuqi thotë se zyrtarët e kësaj partie nuk janë pyetur fare para publikimit të lajmit për profilet e rrejshme.

"...Aq më tepër, që nuk pyetet fare Partia Socialdemokrate para publikimit të lajmeve të tilla, sipas normave të profesionit dhe të etikës gazetareske".

E në artikullin e publikuar rreth profileve të rrejshme në Facebook, 300 prej tyre janë analizuar, ku janë krijuar lidhje me zyrtarë të PSD-së.

Këto profile ishin hapur të gjitha për një periudhë kohor prej 3 ditësh, më 29, 30 nëntor dhe 1 dhjetor. Të njëjta njëkohësisht kishin pëlqyer brenda një ore një postim të shefit të Grupit Parlamentar të PSD-së, Dardan Sejdiu.


Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/lajme/psd-deklarohet-per-300-profilet-e-rrejshme-dikush-i-ka-hapur-qe-ta-demtoje-imazhin-e-partise-602713/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright