Kosovë

Kosovë

Parashikimi i motit për vikend në Kosovë

Publikuar më 12 Janar 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të lartë atmosferik. Në këtë gjendje meteorologjike do të mbajë mot kryesisht i vranët, parashikon Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, transmeton Koha.net.

Mëngjesi i së dielës parashihet të jetë me ngrica të lehta dhe vende-vende me mjegull ,si pasojë e rrezatimit dhe ndryshimeve fizike në troposferë.

Deri sa dita e shtune parashihet të jetë pa reshje, pasditja e së dielës parashihet të ketë kushte tjera meteorologjike, vranësira të ç'rregullta dhe reshje bore.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi maksimale deri 6m/s.