Kosovë

Kosovë

Partitë kërkojnë datën e zgjedhjeve, Thaçit s'i ngutet

Publikuar më 24 Korrik 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Është bërë gati një javë prejse kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryeministrit, por presidenti Hashim Thaçi ende nuk ka thirrur në takim partitë politike ose koalicionin qeverisës për të diskutuar rreth mandatimit të një kandidati të ri për kryeministër.

Këtë i pari i shtetit obligohet ta bëjë sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Ndonëse ekziston një opsion i tillë, që të formohet Qeveria pa shkuar në zgjedhje, të gjitha partitë politike, duke përfshirë edhe ato të koalicionit qeverisës, po kërkojnë zgjedhje të parakohshme.

Por meqë presidenti ende nuk ka ndërmarrë ndonjë hap në këtë drejtim, opozita ka paralajmëruar seancë të jashtëzakonshme për vetëshpërbërje të Kuvendit, shkruan më tutje Gazeta "Zëri".

Një gjë e tillë, siç kanë bërë të ditur përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje, do të ndodhë gjatë javës së ardhshme, në rast se gjatë kësaj jave nuk ka ndonjë veprim konkret nga kreu i shtetit.

Gazeta "Zëri" ka dërguar pyetje në Zyrën e presidentit lidhur me zhvillimet e fundit, por nuk ka marrë ndonjë përgjigje se kur do të nisin konsultimet me partitë politike.