Kosovë

Kosovë

Pesë vjetët e humbura me Mogherinin

Publikuar më 22 Shtator 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Sikur paraardhësen e saj Catherine Ashton, njëjtë edhe Federica Mogherinin fati dhe rrethanat e sollën në krye të diplomacisë së Bashkimit Evropian, pesë vjet më parë.

Ishte grua, ishte socialiste dhe këto dukeshin si gjëra të mjaftueshme që në vjeshtën e 2014-s, ministrja e atëhershme e Jashtme e Italisë, me përvojë bukur të paktë, të caktohej përfaqësuese e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, një prej posteve më prestigjioze në hierarkinë e Bashkimit Evropian, shkruan Koha Ditore.

Pasi të gjitha postet tjera kryesore veç më ishin ndarë, dhe pothuajse të gjitha i kishin marrë burrat, dhe atë nga Partia Popullore Evropiane (EPP) e qendrës së djathtë, postin e përfaqësuesit të lartë duhej ta mbante një grua, si dhe një socialiste. Kryeministri i atëhershëm i Italisë, Matteo Renzi, ishte i lumtur që në atë post emërohej pikërisht

Federica Mogherini e vendit të tij. Pesë vjet pas kësaj, ishte vetë Renzi ai që e quajti të dështuar mandatin e saj. Tha të ishte i zhgënjyer dhe se të arriturat e saj i vlerësonte me notën "afër zeros". Si për politikanët e tjerë në krye të institucioneve të BE-së, ashtu edhe për Mogherinin tash bëhen analiza se çfarë trashëgimie apo historiku suksesesh lënë pas.

Ama, për asnjë politikan tjetër analistët, por edhe diplomatët, nuk e kanë kaq të lehtë dhënien e vlerësimit negativ sa për Mogherinin.

Mandatin e nisi nën hijen e dyshimeve të shumta se ishte pro Rusisë. Këtë perceptim e kishte përfituar pasi si ministre në Qeverinë e Italisë kishte refuzuar ta quante agresion ndërhyrjen ruse në Ukrainë. Vetëm pasi që u emërua udhëheqëse e Shërbimit të Jashtëm të BE-së, ajo i përdori termet "pushtim" dhe "dënoi" lidhur me këtë ndërhyrje...