Kosovë

Kosovë

Qeveria ndan 50 mijë euro për ekspertizë të rastit Dehari

Publikuar më 13 Tetor 2017

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Qeveria e Kosovës ka ndarë mjete financiare në vlerë prej 49 mijë euro për punën e Komisionit Shtetëror për shënjimin dhe mirëmbajtjen e kufirit shtetëror me Malin e Zi.

Qeveria po ashtu ka ndarë mjete në vlerë prej 50 mijë euro për mbulimin e shpenzimeve për ekspertizë shtesë jashtë vendit lidhur me vdekjen e Astrit Deharit, në qendrën e paraburgimit në Prizren.

Ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri tha se këtë propozim po e bën duke marrë për bazë rekomandimet e Kuvendit që e obligojnë Qeverinë . Si ministër i drejtësisë jam i përkushtuar që ky rast të zbulohet deri në fund për t'i hequr dyshimet në lidhje me rastin