Kosovë

Kosovë

Qeveria shpall thirrjen për investime strategjike

Publikuar më 13 Janar 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike e shpallë të hapur procesin e kualifikimit për Investitorë Strategjikë në Republikën e Kosovës.

Me dy të fundit të aprovuara nga katër sa ishin, pakoja e udhëzimeve administrative është kompletuar tashmë dhe kështu implementimi i Ligjit për Investime Strategjike zyrtarisht ka marr dritën e gjelbër.

"Kjo qeveri e kryeministrit Haradinaj ka premtuar investime dhe unë sot jam i gëzuar që kemi arrit të përmbyllim shpejt fazën përgatitore për të nisë një kapitull të ri për Republikën dhe shoqërinë tonë. Interesimi i Investitorëve të huaj po dhe ata nga Diaspora shqiptare është i dukshëm dhe ka nisë nga fillimi i mandatit dhe tani mund të përmend 4 kompani serioze që presin të listohen si investitorët e parë strategjik në Republikë", ka thënë me këtë rast, zv.kryeministri dhe njëherësh ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Dardan Gashi.

Qeveria e Republikës së Kosovës muajve të fundit ka ndërmarrë një sërë masash lehtësuese si heqja e taksës për makineritë dhe mjetet përfshirë eliminimin e burokracisë administrative për Investitorët Strategjikë.