Kosovë

Kosovë

Rritet numri i turistëve, më së shumti vizitorë në Prizren

Publikuar më 25 Gusht 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Përkundër temperaturave të larta, qyteti i Prizrenit vazhdon të jetë njëri prej qyteteve më të vizituara të Kosovës.

Objektet e kulturës, ushqimi, kalaja dhe festivali i DokuFest-it janë vetëm disa nga arsyet që turistë nga vende të ndryshme kanë zgjedhur këtë qytet për ta vizituar.

Derisa turistë të ndryshëm në qytetin e Prizrenit, përkundër dallimeve në kultura, shprehën mjaft të kënaqur me ambientet dhe kulturën që qyteti dhe Kosova në përgjithësi ofron, raporton KTV.

Edhe pse ende pa shifra të sakta për numrin e turistëve, përfaqësues të festivalit DokuFest, tregojnë se është vërejtur fluks i madh vizitorësh në Prizren.

Nurkollari më tutje theksoi se festivalet nuk duhet të jenë të vetmet organizime që rrisin numrin e turistëve në vend.

E sipas raportit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, vetëm në tremujorin e parë të vitit 2019, Kosovën e kanë vizituar më shumë se 65 mijë njerëz, ku 58% prej tyre ishin të huaj.