Kosovë

Kosovë

Rrustem Mustafa ftohet në Hagë më 14 janar, e konfirmon dorëzimin vullnetar

Publikuar më 07 Dhjetor 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Komandanti iUÇK-së për Zonën e Llapit, Rrustem Mustafa, i njohur si Remi, është personi i parë që do të intervistohet nga Prokurori i Gjykatës Speciale më 14 janar, ka konfirmuar avokati i tij, Arianit Koci, nëpërmes një postimi në Facebook.

"Me autorizimin e klientit tim z. Rrustem Mustafa, ju njoftoj se z. Mustafa ka pranuar një ftesë që me datën 14 janar 2019, të paraqitet pranë Zyrës së Prokurorit të Specializuar të Kosovës (ZPS) në Hagë. Kjo është ftesë për intervistim", ka thënë Koci.

"Z.Mustafa do të paraqitet vullnetarisht dhe është i gatshëm të sqarojë çdo rrethanë të cilën Zyra e Prokurorit të Specializuar është duke e hetuar. Kjo është e gjitha për çfarë kemi njohuri tani për tani, dhe me mirësjellje kërkoj nga gazetarët që të mos e kontaktojnë z. Mustafa rreth kësaj çështjeje", ka thënë Koci.