Kosovë

Kosovë

Shfuqizohet vendimi për përfitimet e zyrtarëve edhe pas mandatit

Publikuar më 19 Shkurt 2020

Artikuj të ngjashëm

Qeveria e Kosovës ka votuar për të shfuqizuar vendimin për përfitimet e zyrtarëve edhe pas përfundimit të mandatit, raporton Gazeta Express.

Kryeministri Albin Kurti  ka deklaruar se vendimi i qeverive paraprake duhet që të shfuqizohet për arsye se momentalisht ka pasoja të mëdha nga numri i madh i ministrave dhe zëvendësministrave.

"Të  shfuqizohet vendimi për përfitimet e zyrtarëve pas mbarimit të mandateve të tyre. Kemi pasoja të mëdha posaçërisht nga numri i madh i ministrave dhe zëvendësministrave nga qeveria e kaluar", tha Kurti.