Kosovë

Kosovë

Shpend Ahmeti shkarkon dy drejtorë të Vetëvendosjes

Publikuar më 08 Nëntor 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka shkarkuar nga pozita e drejtori Shëndetësisë në Prishtinë, Arben Vitinë dhe Nora Kelmendin nga Drejtoria e Kadastrit, të dy anëtarë të lëvizjes Vetëvendosje, njofton Klan Kosova.

Lajmin e ka konfirmuar vetë i pari i kryeqytetit Shpend Ahmeti.

"Relacioni PSD-VV nuk mund të vazhdojë pa marrëveshje e kjo po shkakton edhe telashe në qeverisje me ose pa dashje. Derën e kanë hapur por jo kështu", tha Ahmeti.

Ndërsa Yll Rugova, Drejtor i Kulturës nuk është shkarkuar por ai përmes një statusi në Facebook tha se do të bisedoje me partinë për të marrë një qëndrim nëse do të vazhdojë të jetë ende Drejtor në komunë të udhëhequr nga Ahmeti.

Rugova shtoi se ka pak gjasa të vazhdojë më tutje punën në komunë.