Kosovë

Kosovë

Tadiq: Vuçiqi ia ka premtuar botës Kosovën

Publikuar më 16 Qershor 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Ish -presidenti i Serbisë Boris Tadiq, tash kryetar i Partisë Socialdemokrate, ka thënë se ndërkombëtarët po kërkojnë nga opozita në Serbi që të mos e shqetësojë publikun sepse atyre Vuçiq ua ka premtuar Kosovën, transmeton Koha.net.

Në një deklaratë Blicin e Beogradit ai ka theksuar se angazhohet për krijimin e dy entitete në Kosovë, për dalje nga konflikti i ngrirë duke shtuar se nuk e di se kur do të zgjidhet ky kontest porse që është më me rrëndësi që ai të zgjidhet.

Ai, siç ka thënë, kurrë nuk do ta përkrahte zgjidhjen e aty të cilët me premtimin për servilizëm rreth Kosovës kanë ardhur në pushtet dhe të cilët kryesore e kanë ruajtjen e interesit të vet dhe jo interesin shtetëror.

Sipas tij, Vuçqi e ka organizuar "dialogun e brendshëm" për Kosovën jo me qëllim dialogimi të njëmendtë, por vetëm për ndarje të përgjegjësisë për vendimet e veta.