Kosovë

Kosovë

Takohen krerët e shtetit, s'flasin për media

Publikuar më 12 Korrik 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Para pak çastesh ka përfunduar takimi mes Presidentit Hashim Thaçi, Kryeministrit Ramush Haradinaj dhe Kryeparlamentarit Kadri Veseli.

Veseli dhe Haradinaj janë parë në takim të i pari i shtetit, i cili u mbajt larg medieve, raporton Ekonomia Online.

Thaçi ka pararaparë në orën 10 takim me shefin e USAID-it, James Hope, për t'i ndarë një mirënjohje, kurse Haradinaj ka paralajmëruar një konferencë për medie në orën 11:30.

Në mëngjes u raportua në media se është formuar ekipi negociator për dialog me Serbinë, pa opozitën, por që asgjë ende nuk është zyrtare.

Të tre krerët e shtetit nuk kanë pranuar që të komentojnë për arsyen e takimit.