Kosovë

Kosovë

Thaçi: Demarkacioni nuk është çështje ndërshtetërore me Malin e Zi

Publikuar më 13 Shtator 2017

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Presidenti Hashim Thaçi, gjatë një interviste nga Uashingtoni për Zërin e Amerikës, ka thënë të mërkurën se çështje e demarkacionit nuk ka të bëjë me marrëdhëniet ndërshtetërore me Malin e Zi, por është çështje e brendshme e Kosovës.

"Kosova duhet të plotësojë kriteret për liberalizimin e vizave duke përfshirë edhe ratifikimin e Marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi. Çështja e demarkacionit nuk është çështje ndërshtetërore Kosovë Mali i Zi, më tepër është çështje e vet kosovarëve të cilët duhet të marrin vendimin e tyre në Kuvendin e Kosovës", ka thënë Thaçi.

Ai ka kërkuar që secili nga liderët politikë të ngritët mbi interesat e veta partiake ose elektorale në shërbim të nxjerrjes së vendimit të drejtë, të qëndrueshëm, unik dhe sa më konsensual të mundshëm, që të kalojë demarkacioni dhe të hapet menjëherë perspektiva për liberalizimin e vizave. (kosovain.eu)