Kosovë

Kosovë

Thaçi: Zaev më telefonoi, më kërkoi falje për bisedën me rusët tha se të gjitha janë thashetheme të Sputnik-ut

Publikuar më 11 Korrik 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Pas takimit lamtumirës me shefen e EULEX-it në Kosovë, Alexandra Papadopoulou,Thaçi është pyetur rreth bisedës së Kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev me komikët rusë, të cilëve iu kishte thënë se ka një plan për ndarje të Kosovës.

Thaçi ka thënë se Zaev e ka telefonuar mbrëmë dhe i ka thënë se ato çka i ka folur janë të bazuara në thashethemet ruse.

"Unë mbrëmë kam zhvilluar një bisedë telefonike me Zaevin rreth 20 minuta, ai më ka thirrur për tu sqaruar me atë që ai ka biseduar me njerëzit që e kanë thirrur. Më ka thënë qartë se kjo ka qenë një rrethanë ku ka rëne pre e mashtrimit. Gjoja se 10 komunat që do ti ipen Serbisë janë të bazuara na thashetheme dhe dezinformata dhe në të dhënëat e Gazetës sputnik dhe thashëethëmet ruse. Më ka kërkuar falje mua personalisht dhe Kosovës dhe në të njejtën kohë ka potencuar se ato që ai ka folur me mashtruesit të cilët e kanë thirrur në telefon se nuk ka asnjë fakt asnjë evidencë as informacion zyrtar për atë që ka deklaruar por të gjitha janë të bazuara në thashetheme"

I pyetur se si do të jenë tani raportet me Maqedoninë fqinje, Thaçi është shprehur se ato do të vazhdojnë të jenë të mira.

"Raportet me Maqedoninë kanë qenë dhe do të mbesin korrekte, Kosova do të vazhdojë ta fuqizojë perspektivën e saj euroatlantike"