Kosovë

Kosovë

Thaçi dhe Haradinaj konsultohen para samitit të Sofjes

Publikuar më 17 Maj 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi tha sot se Samiti i Sofjes është historik dhe me rëndësi të madhe për Republikën e Kosovës dhe tërë rajonin.

Thaçi në një postim në rrjetin social Facebook njofton për konsultimet me kryeministrin Ramush Haradinaj para nisjes së Samitit.

"Në konsultimet e fundit para nisjes së Samitit të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në Sofje të Bullgarisë. Ky samit i përbashkët është historik dhe me rëndësi të madhe për Republikën e Kosovës dhe tërë rajonin tonë", shkruan Thaçi në Facebook.