Kosovë

Kosovë

Vetëvendosje thellon bashkëpunimin me socialdemokratët austriakë

Publikuar më 21 Prill 2017

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës, Albin Kurti dhe Prof.Salih Salihu, u takuan sot në Vjenë me zyrtarët e lartë të socialdemokratëve austriakë, znj.Ilia Dib, sekretare Ndërkombëtare e SPÖ, dhe Dr.Gerhard Marchl, drejtor i Institutit 'Karl Renner'.

Sipas një njoftimi për media nga VV, deputetët Kurti e Salihu paraqitën qëndrimet e Vetëvendosjes mbi situatën në Kosovë dhe rajon si dhe për idetë për daljen nga kriza. Në veçanti u shpalosën elemente të kritikës dhe programit të Vetëvendosjes mbi çështjet socio-ekonomike. U diskutua edhe për rolin dhe sfidat e mërgatës shqiptare si dhe ato të integrimit evropian.

Në fund të këtij takimi, që u vlerësua shumë i përzemërt, të dyja palët u pajtuan për thellimin e bashkëpunimit në të ardhmen.

Vizita e deputetëve Kurti e Salihu vazhdon me takime të tjera zyrtare dhe me tubime me bashkatdhetarë në Vjenë, Grac dhe Linc.