Kosovë

Kosovë

Vjosa Osmani: Do ta riorganizojmë qeverinë me vetëm 12 ministri

Publikuar më 16 Shtator 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës për Kryeministre, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se po planifikon që të krijojë një program nacional të kursimeve qeveritare i cili do ta eliminojë luksin.

Sipas saj, nëse rishikohen skemat e dëmshme; atëherë kursehen 100 milionë euro në vit.

Kështu ka thënë ajo në debatin "Fol hapur", me temën "Shteti funksional sipas Vjosa Osmanit".

"Për mua funksionimi i shtetit lidhet me funksionimin e jetës së qytetarëve. Një shtet funksional është kur dita dhe viti i një qytetari është i përballueshëm edhe në aspektin e mbrojtjes, por edhe në aspektin financiar".

"Hapi i parë që ne do të marrim ka të bëjë me riorganizimin e Qeverisë. Në kemi planifikuar që Qeveria të përbëhet me 12 ministri. Kjo nuk nënkupton që punëtorët e sektorit publik do të largohen; përkundrazi ata do të bashkohen".

"Për mua do të jetë prioritet që bordet të përbëhen nga njerëz profesional. Politizimi i skajshëm e shkatërron jo vetëm bordin, por edhe bashkëpunimin që ne kemi me OJQ-të dhe partnerët ndërkombëtarë. Çështja e riorganizimit mund të rregullohet shumë shpejtë".

"Ne planifikojmë që të kemi një program nacional të kursimeve qeveritare i cili do ta eliminojë luksin. Nëse ne i rishikojmë skemat e dëmshme; atëherë kursehen 100 milionë euro në vit. Kjo automatikisht i jep komoditet Qeverisë së ardhshme që të investojë në fusha të ndryshme".