Kult-Showbiz

Kult-Showbiz

Ndërron jetë aktori i madh turk

Publikuar më 19 Prill 2017

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Aktori Bulent Kayabasi ka ndërruar jetë në moshën 72-vjeçare.

Kinematografi turk ndërroi jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm rreth orës 06:05 në spitalin e Stambollit, “Florance Nightingale”.

“Babai im ka vuajtur nga kanceri i zorrës së trashë prej vitit 2010 ndërsa së fundi ishte për trajtim në spital ndërsa ndërroi jetë sot në mëngjes”, tha djali i aktorit Umit Kayabas, transmeton Telegrafi.

Trupi i pajetë i aktorit do të pushojë i qetë në varrezat e qytetit turk të Stambollit.

Aktori ka luajtur përkrah shumë yjeve të filmit duke përfshirë ‘mbretin’ e komedisë turke Kemal Sunal.