Yjet e franshizës 'Fast and Furious', vazhdimi i tetë i së cilës po shfaqet në kinema, Vin Diesel (49) dhe Dwayne "The Rock" Johnson (44), janë përsëri miq.
Grindja e tyre zgjati nga vdekja e Paul Walker në vitin 2013, për shkak se Johnson e akuzoi Diesel se përmes kësaj ngjarjeje tragjike dëshironte ta rriste popullaritetin e tij. Ai i tha atij se është dembel dhe se vonohet gjithmonë. Diesel iu përgjigj duke i thënë se është "xheloz për shkak se nuk është një yll si ai", transmeton Koha Ditore.
Producentët i detyruan të shkojnë për darkë dhe t'i zgjidhin problemet e tyre në mënyrë që të mund të xhirohen vazhdimet e reja. Megjithatë, vitin e kaluar është shkruar se grindja e tyre është vetëm një truk i marketingut për ta promovuar betejën e mundësve nga 'WWE', me Diesel dhe Johnson si rivalët kryesorë.