Kult-Showbiz

Kult-Showbiz

Spacey prezantues në "Tony Awards"

Publikuar më 20 Prill 2017

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Aktori i njohur hollywoodian, Kevin Spacey, do ta prezantojë edicionin e sivjetmë të ceremonisë së ndarjes së shpërblimeve Tony, të cilat i nderojnë më të mirët në skenën e Broadway.

Lajmin e bënë të ditur organizatorët e kësaj ngjarjeje, e cila do të zërë vend në muajin qershor.

Kjo do të jetë hera e parë që Spacey do ta prezantojë këtë shou, që mbahet në New York më 11 qershor, ndërsa ceremonia transmetohet live në kanalin CBS.

57 -vjeçari Spacey, që është një aktor i shpërblyer me Oscar dhe çmim Tony, dhe së fundmi ka luajtur në dramën politike të transmetuar në Netflix, "House of Cards", po ashtu për 10 vjet ka shërbyer si regjisor artistik i kompanisë teatrale "Old Vic" në Londër.

Spacey vjen në rolin e prezantuesit të kësaj ceremonie pas aktorit dhe prezantuesit Britanik, James Corden, i cili e pati këtë rol në ceremoninë e vitit 2016, dhe pas asaj shërbeu edhe si prezantues i shpërblimeve Grammy të cilat u ndanë në shkurt të këtij viti.

Ndërkaq, nominimet për shpërblimet e sivjetme Tony do të bëhen të ditura më 2 maj. Vitin e kaluar ishte mjuziklli historik "Hamilton", ai i cili dominoi në këtë ceremoni dhe i fitoi gjithsej 11 shpërblime.