Kult-Showbiz

Kult-Showbiz

Heidi Klum dhe ngjashmëria me nënën e saj (Foto)

Publikuar më 15 Maj 2017

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Heidi Klum është një prej fytyrave më të njohura në botën e modës. Ndërsa është shumë lehtë të mësohet se nga e trashëguar bukurinë modelja gjermane.

43-vjeçarja e ka shpërndarë një fotografi bardhezi në rrjetet sociale, ku ka pozuar me nënën e saj, Erna.

Dhe nga ky imazh shihet ngjashmëria e madhe e Heidit me nënën e saj.

"Nëna ime... Të dua", shkruan në përshkrimin e fotografisë së publikuar pikërisht në Ditën e Nënës.

Vet Klum është nënë e katër fëmijëve (nga lidhja e saj me këngëtarin Seal), ashtu që nuk ka munguar edhe një fotografi e saj me fëmijët.