Kult-Showbiz

Kult-Showbiz

Paul McCartney i The Beatles, pjesë e filmit "Pirates of Caribbean"

Publikuar më 15 Maj 2017

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Ish-anëtari i grupit legjendar The Beatles, Paul McCartney, ka tronditur Twitterin kur konfirmoi rolin e tij në filmin e ardhshëm "Pirates of Caribbean: Dead Men Tell No Tales" ("Piratët e Karaibeve: Burrat e vdekur nuk tregojnë përralla").

McCartney ka nxjerrë në shesh këtë lajm përmes posterit të personazhit të tij, ku 74-vjeçari është i veshur si pirat dhe gjithashtu i ka edhe flokët dhe grimin e piratëve, shkruan Entertainment Weekly, transmeton atsh.

Disney ka konfirmuar këtë lajm duke e shpërndarë postimin e yllit të rokut në faqet e rrjeteve sociale zyrtare të filmit.

Nuk dihet ende nëse ai do të ketë vetëm një pjesë të vogël në film apo një rol të rëndësishëm, pasi sipas faqes së filmave IMDb roli i tij është "Roja e Burgut nr2", por se kjo ende nuk është konfirmuar nga Disney.

McCartney me pjesëmarrjen në këtë film, i është bashkangjitur rokerit tjetër legjendar të Rolling Stones, Keith Richards, i cili ka luajtur rolin e babait të personazhit të Johnny Depp, kapitenin Teague.

Filmi "Piratët e Karaibeve: Burrat e vdekur nuk tregojnë përralla" do të shfaqet me 26 maj.

Image