Kult-Showbiz

Kult-Showbiz

Ardian Bujupi jep detaje për albumin e ri

Publikuar më 17 Maj 2017

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Pas një pune të gjatë, këngëtari Ardian Bujupi është thuajse gati për të publikuar albumin e tij të tretë me titull "Melodia".

Albumi i cili përmban 13 këngë të Bujupit, është më shumë i realizuar për publikun në Gjermani, pas një pauze që këngëtari pati në tregun e muzikës atje.

Pavarësisht suksesit që ai pati me dy albumet paraprake, këngëtari për emisionin "N'gas'z" në KTV është shprehur se janë mobilizuar edhe më shumë sa i përket promovimit të këtij albumi.

Edhe përkundër kësaj, këngëtari thotë se kryesore në këtë biznes, për të është zëri, talenti dhe krijimet e mirëfillta.

Nga 13 këngë të realizuara gjithsej, gjashtë prej tyre do të vijnë të vizuelizuara. Por sigurisht, Ardiani është duke menduar edhe për publikun shqipfolës. Nuk do të kalojë kohë e gjatë për t'u publikuar edhe ajo këngë me videoklip.

Në videon më poshtë i gjeni disa prej momenteve që këngëtari ka treguar me këtë rast