Kult-Showbiz

Kult-Showbiz

Taylor Swift në lidhje me aktorin britanik

Publikuar më 17 Maj 2017

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Këngëtarja Taylor Swift raportohet se ka nisur lidhje me aktorin anglez Joe Alwyn.

The Sun raporton se ylli amerikan gjatë muajve të fundit ka qëndruar në Londër dhe vazhdimisht është takuar me aktorin 26-vjeçar.

"Taylor dhe Joe janë seriozë, kjo është një lidhje serioze. Pas asaj që ndodhi me Tom Hiddleston, ata janë të vendosur që të vazhdojnë në qetësi", ka thënë një burim për gazetën britanike The Sun.

Taylor raportohet se është në lidhje me Joen me muaj, por kanë vendosur që lidhjen e tyre ta mbajnë larg publikut.

Taylor Swift përveç Alwynit ka qenë në lidhje edhe me britanikët Harry Styles, Tom Hiddleston dhe DJ Calvin Harris.