Kult-Showbiz

Kult-Showbiz

Komunikim emocionues midis divave të muzikës shqiptare: Pagarusha-Gaçe

Publikuar më 13 Korrik 2017

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Bilbili i këngës, Nexhmije Pagarusha, i dërgoi një video mesazh këngëtares Aurela Gacçe me një thirrje të veçantë, që ajo të shkojë e ta takojë ikonën e muzikës shqipe, sepse, sipas saj, kur të bëhet më shumë kohë ndoshta do të jetë vonë.

"Për Aurelën time më të dashur që e kam. Shumë më ka marrë malli me të pa, edhe mos e le vonë, se bon vaki që bëhet shumë vonë për mem pa. Të lutem, se ti e di sa të dua dhe besoj që edhe ti njësoj ndihesh. Më ka marrë shumë malli dhe kur të shoh në televizion ndihem shumë e lumtur", thotë Nexhmije Pagarusha në video mesazhin për Aurela Gaçen.

Këngëtarja Gaçe, nuk vonoi shumë dhe këtë kërkesë të Nexhmije Pagarushës e bëri realitet në mbrëmjen e së hënës, njofton ATSH. Aurela Gaçe, mbrëmë takoi Nexhmije Pagarushën e padyshim që ky moment nuk duhej të lihej pa një kujtim siç është fotografia. Një fotografi, një takim e po ashtu edhe një mbishkrim shumë i sinqertë u publikua në rrjetin social Facebook të Aurelës, e cila shkroi se pati fatin ta prekë sadopak njeriun që është përtej skenës.

"Kerkesa e legjendes u be realitet. Shkova sot ... e perveç faktit qe eshte ikone ne skene e legjende e gjalle e jona mbare shqiptare, une pata fatin ( jo vetem sot) te marr nga humori i saj aq i holle . Pata fatin te prek sadopak njeriun qe eshte pertej skenes...e di qe eshte pak, por une jam me fat qe e kam kete mundesi. Legjendat nuk lindin perdite. E ne jemi me fat qe akoma e kemi mes nesh e mund t'i japim dashurine tone e mirenjohjen per çfare na ka dhene .. Fatmireshisht ajo e ndjen qe ne e duam kaq shume.

Nexhmije Pagarusha e paperseritshmja jone", ka shkruar Aurela Gaçe.