Kult-Showbiz

Kult-Showbiz

Producenti i Beyonces i komenton Faton Shoshin, menaxherit të Erës (Foto)

Publikuar më 14 Korrik 2017

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Ka tash e një kohë që menaxhon artistë në trojet shqiptare por eksperienca pas 'shpërthimit' të 'Bonbon' në tregun ndërkombëtar të muzikës duket se menaxherit Faton Shoshi i ka krijuar miqësi të rëndësishme dhe të rralla.

Këtë e ka vulosur më së miri postimi i fundit i tij ku shfaqet me dy djemtë e familjes artistike që udhëheq, Ledrin dhe reperin e ri shumë interesant, Butën.

Në fotografinë e ndarë me ndjekësit në rrjete sociale, Faton Shoshit I ka ardhur një koment nga besoni ose jo, producenti që ka punuar me divën e diskografisë muzikore, Beyonce.

Myles William, i cili ka dorë në këngën 'Freedom' nga albumi 'Lemonade' i këngëtares së njohur duket se i ka pëlqyer mjaft fotografia e menaxherit siç edhe ka deklaruar duke u shprehur: 'Cool pic'.

Mbetet të shihet nëse William dhe Shoshi kanë zgjeruar kontaktin dhe bashkëpunimin e tyre, e nëse po ashtu do të vijë ndonjë bashkëpunim muzikor.