Kult-Showbiz

Kult-Showbiz

“Elifi” e kishte tradhtuar bashkëshortin gjatë martesës

Publikuar më 15 Korrik 2017

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Tuba Buyukustun e njohur si Elifi nga seriali "Diamante dhe dashuri" është një nga aktoret turke më të pëlqyera dhe deri më tani nuk ishte bërë pjesë e skandaleve.

Por që pas ndarjes me bashkëshortin Onur Saylak, aktorja po përflitet çdo herë e më shumë edhe për një lidhje me biznesmenin Umut Evirgen.

Edhe pse u tha se dyshja kanë filluar të takohen pas ndarjes së Elifit me bashkëshortin, e vërteta duket se është ndryshe.

Duket se njohjen me biznesmenin, aktorja e ka pasur të hershme pasi mediat turke kanë pikasur që një foto të Evirgen, Tuba e ka pëlqyer që me datë 3 mars, në kohën kur ajo ishte e martuar.

Pëlqimi i fotos ka bërë që të aludohet se Tuba ka pasur njohje me biznesmenin edhe gjatë martesës duke e tradhtuar bashkëshortin dhe kjo mund të jetë arsyeja e shkurorëzimit të tyre. /Telegrafi/