Kult-Showbiz

Kult-Showbiz

Prestigjiozja Forbes:"Takoni pop yllin e ardhshëm, Era Istrefin"

Publikuar më 16 Korrik 2017

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Suksesi i Era Istrefit nuk mungon të paraqitet as në mediet e huaja, e kësaj radhe ishte revista amerikane 'Forbes', e cila i dedikoi një artikull Erës.

Fillimisht, prestigjiozja  përmend se me të debutuar në skenën ndërkombëtare, Era Istrefi me 'Bon Bon' ka marrë mbi 400 milionë klikime në Youtube, shkruan lajmi.net.

Para kësaj, 'Fobes' shkruan se Era ishte fillimisht një yll në Kosovë, për të marrë më pastaj vëmendjen me 'BonBon'.

Revista zbulon se më 25 gusht do të lansohet projekti i ri i Erës me titull 'No i love Yous', për të cilën ka bashkëpunuar me French Montanën.

Intervista e Erës për 'Forbes' ndër të tjera flet për pjesëmarrjen e saj në 'Coachella', këngëtarët që e frymëzojnë dhe padyshim suksesin e këngës 'Bon Bon'.