Kult-Showbiz

Kult-Showbiz

Eni dhe Genci kapen ‘mat’ në përqafim të njëri-tjetrit

Publikuar më 09 Tetor 2017

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Sapo nisi të dalë në portale thjesht si një thashethem pa pasur një baze konkrete lajmi se këngëtarja Eni Koçi dhe këngëtari Genc Prelvukaj ishin në një lidhje dashurie, ata filluan të konsideroheshin si çifti i ri i estradës.

Të gjithë u vunë në lëvizje për të gjetur qoftë një detaj të vogël lidhur me historinë e tyre por Eni dhe Genci vazhdimisht ‘na i prisnin shpresat’ duke u shfaqur thjesht si miq në rrjete sociale edhe pse kurrë nuk pranuan apo kundërshtuan ndonjë gjë lidhur me gjithçka flitej për ta rreth e rrotull.

Duhet të themi, në këtë pikë, kurioziteti jonë u bë edhe më i madh. Megjithatë për të në surprizuar të gjithëve, vetëm pak më parë dyshja lajmëroi në rrjete sociale se shumë shpejt do të vinin me një bashkëpunim në muzikë, detaj ky që rizgjoi edhe një herë dëshirën për të marrë vesh se çfarë po ndodh mes tyre. Megjithatë, për ta lënë të gjithë këtë historik të ngjarjeve prapa,portali shqiptar Blitz.al ka ndjekur një shteg që ka quar drejt zbulimit të disa detajeve.

Pikërisht në biznesin më të ri që kanë hapur Eni dhe motra e saj Greta, një butik të titulluar ‘Glam by Eni and Greta’ ku me shumë mundësi do të shohim të vishen tashmë vajzat e ekranit dhe jo vetëm, në redaksinë e Blitz.al kanë mbërritur dy foto ku përveç se zbuluam dyqanin, gjetëm aty dhe Gencin!

Në foto shfaqet këngëtarja Eni Koçi dhe Genci shumë pranë njëri tjetrit, madje është mundur të ‘vidhet’ me anë të kësaj fotoje edhe një përqafim mes tyre si asnjëherë më parë.