Kult-Showbiz

Kult-Showbiz

Një lajm i papritur nga Agnesa Vuthaj!

Publikuar më 10 Tetor 2017

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Një vit më parë, përfaqësuesja e bukurisë kosovare në kompeticion botëror 'Miss Universe' u zgjodh një argjetinase.

Përzgjedhja e Camila Barrazas bëri shumë zhurmë në opinion e madje interesimi për Miss Kosova ishte më i madh se asnjëherë më parë.

Por, mesa duket Miss Kosova për të paktën dy vite do të jetë Barraza, kjo për shkak se këtë vit nuk do të ketë konkurs bukurie në Kosovë.

E kontaktuar nga Prive, organizatorja Agnesa Vuthaj ka treguar arsyet e mos organizimit të spektaklit të bukurisë këtë vit:

"Miss Kosova është një projekt që kërkon shumë përkushtim dhe një staf professional për përgatitjen e vajzës për përfaqësimin e Kosovës në konkurse me shikueshmëri milionëshe dhe ky aktivitet nuk po arrin të mbijetoj vetëm me vullnetarë të cilët kanë dhënë kontribut vit pas viti, me shpresë që një ditë kjo ngjarje kulturore do të gjej përkrahjen e duhur institucionale" .

Vuthaj shtoi se këtë vit nuk ka pasur fonde e as përkrahje institucionale apo nga bizneset për të mbajtur Miss Kosova, pasiqë konkurset ndërkombëtaret janë të kushtueshme.

Kjo nënkupton që këtë vit në eventin më të madh të bukurisë do të mungoj Kosova teksa nuk dihet nëse do të rimarr pjesë një edicion më vonë.