Kult-Showbiz

Kult-Showbiz

Capital T thotë se e urrejnë shumë rivalët (Foto)

Publikuar më 05 Nëntor 2017

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Hip hop ylli Capital T, është një prej emrave më të dashur të publikut.

Ai me këngët e tij ka bërë për vete mijëra adhurues në të gjitha trojet, duke kontaktuar me ta me anë të koncerteve.

 

Dhe, reperi që së fundmi publikoi një "mixtape" thotë se ka shumë rivalë që e urrejnë shumë.

Në një postim në rrjetin social Instagram ai ka shprehur mllefin ndaj rivalëve të tij, duke thënë se ata e kanë problem kualitetin e tij.

"Edhe pse fshehtë, këta po më urrejnë shumë, se prej që hina në lojë si mi qit n'gjumë. Po m'analizojnë cka ka më shumë ky djali, po ju s'jeni t'bomë prej këtij materiali", ka shkruar Kapo.

 

Ai ka shkëputur kështu një pjesë të tekstit nga kënga "Infinit" prej mixtape, "Winter is Here".

Capital T ka pasur një verë të suksesshme me hite, si "Hatixhe" dhe "Pse po ma lun lojën".