Kult-Showbiz

Kult-Showbiz

Hueyda el Saied tregon për pasionin e ri: Lindi në një moment delikat të jetës sime

Publikuar më 10 Nëntor 2017

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Tani që Gabrieli, djali i Hueyda el Saied, shkon në çerdhe, ish-balerina e njohur e ekranit jo vetëm shqiptar ka më shumë kohë për t'u marrë me veten dhe pasionet e saj.

Prej disa vitesh, Hueyda merret edhe me pikturë dhe një pjesë të mirë të krijimeve të saj i ka dhuruar për fëmijët në nevojë, por po ashtu gjatë kësaj periudhe po kërkon edhe një punë si juriste, meqenëse jeta në Luksemburg, me më shumë banka sesa qendra artistike, e ka detyruar të përshtatet dhe të ketë kohë më shumë për veten dhe të birin.

E ftuar këtë pasdite në "Rudina", Hueyda ka rrëfyer për projektet e saj të reja, si dhe ka treguar se kohët e fundit ka nisur të merret edhe me joga. E pyetur nga Rudina si u gjend përballë këtij sporti dhe pse pikërisht me jogan, Hueyda tha se raporti me këtë sport nisi ditën që ajo kuptoi se njerëzit nuk mund t'i ndryshojmë.

Pa e specifikuar çfarë i ka ndodhur gjatë këtyre muajve në jetën personale, ajo tha se nuk zgjodhi të dorëzohet, por zgjodhi të vazhdojë rrugën përpara: "Joga erdhi ditën në që kuptova se njerëzit nuk mund t'i ndryshojmë. Ajo që mund të bëjmë është të ndryshojmë veten. Joga ishte si një nxitje nga një mikesha ime, Alba Danaj.

Ajo më sugjeroi të ushtrohesha. Ishte një moment paksa delikat në jetën time, por unë, në vend që të demoralizohesha, zgjodha që të vazhdoj përpara. Ishte edhe këmbëngulja për t'ia dalë dhe joga më ka ndihmuar shumë jo vetëm fizikisht, por edhe mendërisht", - tha artistja. Gjatë këtyre javëve që ndodhet në Shqipëri, Hueyda mund të ushtrohet edhe me sportin e saj të saponisur. Ajo tregon se është një gjendje e re që i fal shumë qetësi.