Unknown column 'id' in 'where clause'

Kult-Showbiz

Kult-Showbiz

Hueyda El Saied rrëfen për divorcin: Si u ndjeva pas tradhtisë

Publikuar më 13 Nëntor 2017

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Hueyda El Saied është një prej atyre personazheve që ndajnë thuajse gjithçka me publikun.

Përherë e sinqertë dhe e drejtpërdrejtë, ish-balerina ka mbetur një prej vajzave që publiku shqiptar përherë e ka simpatizuar edhe për shkak të këtij komunikimi të hapur që ajo ka vendosur të ketë.

Partneri i saj Mishel, babai i Gabrielit, ishte i njohur edhe për fansat e Hueydës. Madje, ai kishte ardhur edhe në Shqipëri disa herë. Por kaq ishte, shkruan class. Dashuria mbaron dhe kjo duhet pranuar...

E ftuar në Top Magazine për të promovuar projektin e saj të ri, një dyqan online këpucësh të personalizuara, Hueyda foli edhe për jetën personale. Prej disa kohësh, ajo nuk jeton më me Mishelin dhe këtë nuk e fsheh më: "Nuk jetoj më me Mishelin, jam ndarë. E thashë më në fund", - tha Hueyda për Top Magazine.

E pyetur si është ndier pas këtij momenti, ajo përgjigjet me pyetje: "Si mund të ndihet njeriu kur tradhtohet? Dy javët e para qava, pastaj e mblodha veten dhe thashë se nuk jam as e para, as e fundit. Dashuria mbaron. Pastaj fillova të merrem më shumë me veten..."

Madje, ndarja me Mishelin, shton më tej Hueyda, i ka bërë nder, tani ndihet më mirë dhe është me energjike. Ajo tashmë po merret më shumë me pasionet e saj, një prej të cilave edhe të ushtruarit e yoga-s: "Falë Mishelit, shiko si jam bërë unë tani" - thotë El Saied, edhe pse nuk i fsheh dot lotët nën qerpikë.