Kult-Showbiz

Kult-Showbiz

Spice Girls ribashkohen në 2018-ën

Publikuar më 14 Nëntor 2017

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Victoria Beckham, Mel C, Mel B, Geri Horner dhe Emma Bunton 5 vajzat e famshme të grupit "Spice Girls" janë gati të ribashkohen në vitin 2018 .

Bëhet fjalë për një album të ri të vajzave, si dhe për një speciale në televizion, mbi historikun dhe triumfin muzikor të një ndër grupeve më të famshme në Britani.

5 vajzat "Spice" kanë që në verë që e diskutojnë këtë projekt, dhe vendosën t'ua bënin fansave këtë dhuratë si për Krishtlindje.

Megjithatë, artistet janë të zëna me familjet e tyre, si gruaja e David Beckham me fëmijët e saj, ashtu edhe Mel B me divorcin me ish-bashkëshortin Stephen Belafonte, ndaj nuk pritet të jenë kokë e këmbë në këtë projekt. Nga ky rikthim nostalgjia e viteve '90 do të ringjallet së bashku me grupin e tyre.