Kult-Showbiz

Kult-Showbiz

Pas fejesës së Princit Harry, reagon ish e dashura

Publikuar më 30 Nëntor 2017

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Lajmi i fejesës së trashëgimtarit të familjes mbretërore britanike, Princ Harry-t me aktoren amerikane Meghan Markle duket se nuk është pritur mirë nga ish-e dashura e këtij të fundit, modelja e njohur angleze Cressida Bonas, transmeton Syri raportimin ee The Sun. Në vetëm pak orë nga shpallja zyrtare e fejesës nga Pallati i Kensingtonit dhe intervista e parë e çiftit për mikrofonin e BBC-së nuk ka munguar as reagimi i modeles në Instagram.

''Nuk ka rëndësi sa i pasur je, çfarë edukimi ke ndjekur, sa i zoti apo i talentuar shtiresh, në fund të ditës është mënyra si sillesh me njerëzit ajo që tregon karakterin tënd''. Kaq ka mjaftuar që shtypi rozë britanik dhe ai amerikan të aludonin që lajmi i fejesës së Harryt dhe Meghanit nuk i ka pëlqyer aspak aktores dhe modeles 28-vjeçare. Çifti Harry-Cressida u ndanë në pranverën e vitit 2014. Sipas burimeve shumë pranë tyre motivi i vërtetë i ndarjes ishte presioni mediatik në çdo dalje të çiftit.

Cressida Bonas shihej si një kandidate më potenciale për të qenë pjesë e familjes mbretërore krahasuar me Meghan. Ajo është angleze, ndërkohë që aktorja simpatike është kaliforniane me origjinë afroamerikane, ka shumë miq me prejardhjes mbretërore si princeshat Beatriçe dhe Evgjeni, si dhe ka prejardhje të fisme, gjyshi i saj ishte kont, kurse mamaja ka titullin ''Lady''.