Kult-Showbiz

Kult-Showbiz

Jennifer Lopez organizon "Taco Party"

Publikuar më 30 Dhjetor 2017

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Jennifer Lopez e mbajti një ndejë të cilën e quajti "Taco Party" dhe ku prezent ishin një numër i personaliteteve të famshme si, Kim Kardashian West, Kourtney Kardashian dhe Kris Jenner. Ndeja zuri vend në shtëpinë e këngëtares dhe aktores së famshme latine në Bel-Air, ku ajo bashkëjeton me të dashurin e saj, Alex Rodriguez, transmeton Express i KTV-së.

48 vjeçarja Lopez kishte përgatitur sose të shumtë që tradicionalisht shkojnë me ushqimin meksikan "taco", enkas për këtë rast që konsiderohet dedikim i këngëtares për kulturën latine.

Fotografi dhe video të shumta nga ndeja janë postuar në rrjetet sociale nga anëtarët e emisionit "Keeping Up with the Kardashians", të cilat duket se janë argëtuar jashtë mase.

Ato poashtu dukeshin shumë glamuroze. 37 vjeçarja Kim kishte veshur një bluze të zeza të kombinuar me pantallona të njëjta dhe një pallto ngjyrë rozë. Derisa e zonja e shtëpisë, Lopez, shkëlqente me një kostum vezullues të cilin e kishte plotësuar me stoli diamanti në duar si dhe take të larta të zeza.

Në fillim të kësaj jave, JLo dhe A-Rod, postuan fotografi ku ata shiheshin në shoqërinë e familjes së ngushtë, të mbledhur me rastin e festës së Krishtlindjeve të cilat i kishin kaluar në Miami.