Kult-Showbiz

Kult-Showbiz

Dua Lipa princesha që e ka kërkuar Britania për një kohë të gjatë

Publikuar më 30 Dhjetor 2017

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Ylli nga Kosova me famë botërore, Dua Lipa është përzgjedhur nga revista e njohur "Vogue" në mesin e 17 "vajzave që pushtuan vitin 2017".

Me hitin "New Rules" Dua siguroi suksesin që e meritonte. Hiti i saj arriti më shumë se 800 milionë shikime në YouTube dhe i ndihmoi që të bëhej artistja e parë femër që siguron pozitën e parë në top-listën britanike që prej hitit "Hello" të Adele në vitin 2015, transmeton Koha.net.

Dua Lipa është bërë zë i një gjenerate. Pop-i i saj është target i audiencës së ditëve të sotme.

"Dua patjetër që është pop-princesha që Britania ishte duke e kërkuar për një kohë të gjatë", ka shkruar revista "Vogue" për Dua Lipën.

Dua Lipa me një postim në rrjetet sociale është ndier e nderuar që gjendet në mesin e grave të talentuara.

"Shumë e nderuar që jam në mesin e grave të talentuara dhe të pabesueshme", ka shkruar Dua për këtë artikull të "Vogue".

Image