Kult-Showbiz

Kult-Showbiz

Skandalet e VIP-ave gjatë 2017-ës

Publikuar më 02 Janar 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Viti që lamë pas mund ta quajmë një nga vitet me më pak skandale në botën e showbizit, por kjo nuk do të thotë se ishte një vit i qetë për shumë nga aktorët, këngëtarët dhe yjet e fushave të tjera të artit.

Këtë vit shumë prej të famshmëve në skenën ndërkombëtare janë akuzuar për krime si dhe janë arrestuar.

Akuzat ndaj Harvey Weinstein për abuzim seksual të 50 femrave

Producenti i njohur i filmave të Hollwood, Harvey Weinstein është akuzuar nga më shumë se 50 femra për abuzim seksual, akuza të cilat ai i ka mohuar kategorikisht, transmeton syri.net. Ai është një nga producentët më të njohur në botën e filmave si dhe një nga njerëzit më të falënderuar në ceremoninë e çmimeve Oscar.

Chris Brown dhe Lil Wayne hetohen për drogë

Dy këngëtarët e njohur Chris Brown dhe Lil Wayne janë nën një hetim federal për drogë. Hetimi filloi pas mesazheve të producentit muzikor Harrison Garcia, i cili besohet t'u ketë shkruar njerëzve mesazhe për drogë për dy reperët.

Publikimi i fotove nudo të Amanda Seyfriedit

Një tjetër skandal në botën e VIP- ave, ishte edhe publikimi i fotografive nudo të Amanda Seyfried. Fotot e publikuara janë momente intime mes saj dhe bashkëshortit të saj. Ndërkohë Seyfried ka dërguar edhe një letër kërcënuese në drejtim të portalit Celeb Jihad, i cili publikoi fotografitë të cilat bukuroshja kërkon që hiqen nga qarkullimi.