Kult-Showbiz

Kult-Showbiz

Djali i Kim Kardashian në spital në gjendje të rëndë: Ylli i realiti shout bën postimin rrëqethës

Publikuar më 03 Janar 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Ky fundvit nuk ka qenë aspak i qetë për familjen e Kim Kardashian. Djali i saj 2-vjeçar Saint West është shtruar në spital në gjendje të rëndë për shkak të pneumonisë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Kim, e cila në një postim tepër prekës, ka shpjeguar çfarë ka ndodhur dhe ka dhënë lajmin e mirë, se vogëlushi i saj më në fund është përmirësuar.

"Vogëlushi im i shtrenjtë është kaq i fortë! Pasi kaluam tre net në spital dhe pamë të voglin tim t'i injektoheshin shiringa dhe të lidhur me tuba oksigjeni, ky fundvit për ne ishte sfidues. Pneumonia është kaq e frikshme. Dua thjesht të falënderoj çdo doktor dhe infermiere kudo që punojnë kaq fort në çdo kohë. Ju jemi shumë mirënjohës! Ai është në shtëpi dhe shumë më mirë. Ai e ka marrë veten kaq shpejt, sa jam e sigurt që sërish do të thotë se xhiroja me ambulancë ishte e paparë. Saint-i im i fortë!"-ka shkruar Kardashian, në foton ku shihet duke mbajtur të birin në krahë.


Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/roze/djali-i-kim-kardashian-ne-spital-ne-gjendje-te-rende-ylli-i-reality-show-t-ben-postimin-rrenqethes-482160/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright