Kult-Showbiz

Kult-Showbiz

Angela Martini tregon se si ra në dashuri me rumunin dhe se si vendosën të martohen

Publikuar më 06 Janar 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Ajo është shqiptarja më provokuese në këtë planet.

Quhet Angela Martini dhe e ka vendosur qysh kur ishte fare e vogël se jeta e saj do t’i ngjante një filmi. Ka qenë gjithnjë në kërkim të sheshxhirimeve dhe skenarin, regjinë e rolin kryesor e ka luajtur përherë vetë.

Por prej disa kohësh, filmit të saj i është bashkuar një tjetër protagonist, me të cilin bukuroshja nga Shkodra ka vendosur të ndajë jetën, pas një dasme dhe premtimi për dashuri të përjetshme, aspak të zakontë.

Ajo për herë të parë ka treguar se kush i pari propozoi për martesë, bashkëshorti apo ajo

“As nuk e mbaj mend në fakt. Kujtoj vetëm që u zgjuam dhe i thashë Dragos “të dua”, ai m’u përgjigj “edhe unë të dua”. Dhe aty filluam duke thënë le të martohemi, si fillim me shaka. Pastaj u kthye në serioze çdo gjë. Shkuam në Vegas dhe i thashë shoqes sime që do martohemi. Ajo sigurisht që u çudit, por ne e kishim ndarë mendjen. Nuk njoftuam prindërit, miqtë, askënd. Nuk kisha as unazë, as fustan asgjë. Dhe të gjitha këto i gjetëm ditën tjetër në vetëm një ditë”, tha Martini për revistawho.

Ndërsa ndër të tjerash ka treguar se si ka rënë në dashuri me milionerin rumun.

“Kjo është shumë e thjeshtë. Unë kam udhëtuar në shumë vende të botës, jo si turiste por jam rritur nëpër këto vende dhe të jetosh dhe të jesh turist janë gjëra shumë të ndryshme nga njëra-tjetra. Unë kisha akses në çdo gjë, kam njohur djem, burra të niveleve të ndryshme, burra të sukseshëm ku çdo gjë shkëlqen nga jashtë. Unë nuk arrita të njihja një person që ishte i thellë, shpirtëror, inteligjent, i ngrohtë, i kujdesshëm dhe një ëndrrimtar. Sepse unë kam njohur djem që kanë pasur lekë nga prindërit e tyre, por nuk është e njëjta ambicie, e njëjta ëndërr. Kam njohur djem që lekët i kanë ndryshuar, që nuk besonin tek ëndrrat dhe tek shpiritërorja. Pastaj kam njohur djem që nuk besonin në dashuri, apo djem që thonë “Ti je gruaja ime”, por atyre nuk u intereson për ty. Kur takova Dragos, zbulova se ai ishte një ëndrrimtar, që kishte një botë dhe donte ta tregonte”, tha Angela.