Kult-Showbiz

Kult-Showbiz

Ora me vlerë 13 mijë euro e këngëtares Adelina Tahiri (Foto)

Publikuar më 11 Janar 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Këngëtarja Adelina Tahiri gjatë dhjetorit të vitit 2017 u shndërrua në një nga personazhet më të përfolura.

Kjo pasi këngëtarja zyrtarizoi martesën e saj me avokatin e njohur maqedonas, Serjozha Markov.

Sido që të jetë, ajo vendosi të qëndrojë e qetë, duke mos komentuar fare rreth kësaj çështje në media.

Adelina është shumë aktive në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndan me fansat imazhe të ndryshme nga jeta e saj e përditshme.

Në të shumtën e rasteve, ajo ekspozon para fansave jetën e saj luksoze që bën, ndërsa ka pohuar shpesh sa harxhon shumë në blerje.

Së fundmi, faqja "What they wearin" ka publikuar një fotografi të këngëtares ku shfaqet me një orë të shtrenjtë dore.

Ora në fjalë është e markës "Big Bang steel diamonds", dhe çmimi i saj arrin deri në 13 mijë e 150 euro.

Mesa duket, të ardhurat e mira nga muzika, i kanë ndihmuar asaj që të bëjë një jetë mjaft luksoze.